ILLYRIANS Real Estate ju ofron shërbime profesionale në fushën e patundshmërive

Blerje, shitje, qira dhe investime. Me përvojë dhe besueshmëri, ne ju ndihmojmë të gjeni pronën ideale për jetesë apo biznes.

QytetiLloji i pronës Kërko

Projekte ekskluzive

IKONA E ARBËRISË

Pamje e projektit IKONA E ARBËRISË

Një adresë që përcakton stilin e jetesës moderne në Prishtinë

  • Kompleksi rezidencial më i ri në Arbëria 3, zonë prestigjioze me akses të shpejtë në qendër të Prishtinës dhe nyjet kryesore rrugore.
  • Apartamente 58–123 m² dhe Penthouse Duplex deri në 250 m² me 200 m² tarraca private për një stil jetese luksoz.
  • Hapësira komerciale 80–350 m² në lokacion strategjik, perfekte për zyra dhe biznese me vizibilitet të lartë.
  • Garazhe nëntokësore me rreth 250 vende parkimi, materiale premium dhe izolim i avancuar për komoditet maksimal.
  • Skemë fleksibile blerjeje 2025–2028 me partneritet ekskluziv nga ILLYRIANS Real Estate.
Më shumë për projektin

IKONA E ARBËRISË është kompleksi më i ri rezidencial që po ndërtohet në lagjen Arbëria 3, një ndër zonat më të kërkuara dhe më prestigjioze të Prishtinës. Ky projekt unik përfaqëson standardin e ri të jetesës urbane, duke ofruar një balancë të përsosur mes arkitekturës bashkëkohore, cilësisë së ndërtimit dhe komfortit modern.

Kompleksi përfshin banesa të tipeve të ndryshme, nga apartamente prej 58 m² e deri te hapësira familjare prej 123 m², të projektuara për jetë funksionale dhe komode. Për klientët që kërkojnë luks dhe hapësirë të jashtëzakonshme, IKONA E ARBËRISË ofron Penthouse Duplex me deri në 250 m² hapësirë banimi dhe 200 m² tarracë private, me pamje panoramike të mahnitshme mbi Prishtinë.

Në aspektin afarist, kompleksi ofron hapësira komerciale moderne me sipërfaqe që variojnë nga 80 m² deri në 350 m², ideale për zyra, butiqe, lokale dhe biznese shërbimi. Këto ambiente janë të vendosura në lokacion strategjik me vizibilitet të lartë dhe akses të lehtë për klientë dhe staf.

IKONA E ARBËRISË ofron gjithashtu garazhe nëntokësore moderne me kapacitet prej rreth 250 vendesh parkimi, duke garantuar siguri dhe komoditet maksimal për banorët dhe vizitorët.

Çdo njësi është ndërtuar sipas standardëve më të larta të ndërtimit, me materiale premium, izolim termik dhe akustik të avancuar, planimetri funksionale dhe ndriçim natyral të bollshëm, duke ofruar një përvojë banimi të nivelit të lartë.

ILLYRIANS Real Estate, si partner ekskluziv i shitjes dhe qirasë, ju ofron mundësi fleksibile blerjeje:

  • Në vitin 2025, mund të bëheni pronar me vetëm 30% pjesëmarrje fillestare, ndërsa pjesa tjetër mund të paguhet brenda 3 viteve.
  • Në vitin 2026, pjesëmarrja për blerje do të jetë 40%.
  • Në vitin 2027, 50%.
  • Dhe në vitin 2028, 80% pjesëmarrje fillestare.

Ky fleksibilitet ju mundëson të investoni sot në një pronë me standarde të larta ndërtimi dhe të siguroni një aset të qëndrueshëm për të ardhmen tuaj.

IKONA E ARBËRISË – aty ku arkitektura moderne, kualiteti dhe mundësitë e zgjuara të investimit takohen për të krijuar një mënyrë jetese të jashtëzakonshme në zemër të Prishtinës.

Keni një pronë për ta shitur ose për ta dhënë me qira?

Na shkruani dhe ju kontaktojmë sa më shpejt.

Zyra e ILLYRIANS Real Estate