Përshkrimi i Pronës
Objekt Premium në Lagjen Arbëria Ideal për Zyre, Ordinancë, Qerdhe apo Institucion Edukativ Në një nga lagjet më të kërkuara të Prishtinës, ofrohet për qira/shitje një objekt 630 m2, i projektuar për funksionalitet të lartë dhe përshtatshmëri maksimale për biznesin tuaj. Me 14 hapësira pune të organizuara në mënyrë efikase, objekti garanton ambient të mjaftueshëm për staf të madh, ndarje departamentale apo funksione specifike profesionale. Plus: Objekti përreth prej 630 m2 ofron mundësi zgjerimi, parking, oborr, ose zhvillim shtesë në përputhje me nevojat tuaja. Për çfarë është ideal ky objekt? Zyre korporative Ordinancë mjekësore, klinikë Qerdhe për fëmijë Qendër edukative , institucion privat Call center Qendër trajnimesh Agjenci apo kompani me strukturë të madhe pune Vendndodhja në Arbëri siguron qasje të lehtë, zonë të qetë dhe imazh prestixhioz për çdo lloj biznesi që kërkon profesionalizëm dhe prezencë të fortë. Objekti perfekt për vizionin tuaj të madh.